Arkitekturë dhe inxhinieri për klinika dentare

Projektim klinike dentare në Shqipëri dhe Kosovë

Projektimi i klinikës dentare është puna jonë kryesore: Konsulenca Inxhinierike Çollaku, me zyrë në Tiranë, planifikon, projekton dhe pajis klinika dentare në mbarë Shqipërinë, nga Tirana e Durrësi te Vlora, Shkodra, Elbasani, Korça e Fieri, si dhe në Kosovë. Që nga viti 2020 merremi me klinika të reja, rikonstruksione dhe rinovime: projekt arkitektonik dhe leje, inxhinieri MEP, dizajn interieri, si dhe instalim e servis pajisjesh dentare.

Meqenëse i njëjti ekip merret si me ndërtesën, ashtu edhe me pajisjet, linjat e aspirimit, ajri i kompresuar, uji, energjia elektrike dhe mbrojtja nga rrezatimi planifikohen që në fillim sipas njësive dentare që do të instaloni, në vend që të shtohen më vonë.

Arkitekturë dhe inxhinieri

Projekt arkitektonik dhe teknik për klinika të reja dentare dhe për rikonstruksione.

Shërbime të tjera konsulence

Instalim, riparim dhe servis pajisjesh dentare

Instalojmë dhe servisojmë njësi dentare, radiografi, autoklavë, kompresorë dhe aspiratorë, në Tiranë, në mbarë Shqipërinë dhe në Kosovë.

Si e projektojmë një klinikë dentare

Nga takimi i parë te dita e hapjes, ju shoqërojmë në çdo hap: projekti, lejet, impiantet dhe pajisjet.

  1. 01

    Vizita dhe planifikimi

    Takim për idenë, nevojat dhe buxhetin, dhe vizitë në ambientin ku do të hapet klinika.

    1–2 javë

  2. 02

    Projekti

    Planimetria, impiantet, interieri dhe pamjet 3D të klinikës suaj.

    4–6 javë

  3. 03

    Lejet dhe licencimi

    Dokumentacioni teknik për lejen e punimeve, për licencimin dhe për radiografinë.

    3–4 javë

  4. 04

    Punimet dhe pajisjet

    Ndjekje në kantier, instalim i pajisjeve dhe prova para hapjes.

    8–16 javë

Projekti më i fundit

Nga blogu

  • Trendet e Dizajnit Dentar 2025-2026

    Inovacionet e fundit në arkitekturën e klinikave dentare që ridefinojnë përvojën e pacientit dhe përmirësojnë efikasitetin në 2025-2026.

  • Dizajn i Përqendruar te Pacienti

    Si zgjedhjet e dizajnit të menduar mund të përmirësojnë ndjeshëm kënaqësinë e pacientëve dhe të zvogëlojnë ankthin dentar.

5,0

5,0 në Google nga 9 komente

“Mendova se konsulenca nuk do te ishte e nevojshme. Ishte nje nga investimet me te mira qe bera per kliniken time te re. Besoj qe ky eshte hapi i pare qe duhet bere ne hapjen e nje klinike dentare. E rekomandoj konsulencen dhe posacerisht Erionin i cili ishte shume profesional.”

IIrini S.Koment në Google

“Erioni ndoqi me përpikmëri planin e arkitektit për klinikën dentare dhe ofroi konsulencë të vlefshme për vendosjen e pajisjeve mjekësore në mënyrën më efikase. Fokusi i tij ishte të lehtësonte punën e përditshme të stafit mjekësor dhe të siguronte fleksibilitet për rregullime të mundshme në të ardhmen. Projekti eci mirë nga fillimi deri në fund. Inxhinieri ishte i saktë dhe transparent me çmimet, respektoi oraret e vendosura, dhe komunikimi ishte i qartë gjatë gjithë procesit. E rekomandoj pa hezitim për projekte të ngjashme.”

DDaniel S.Koment në Google

Pyetje të shpeshta

Sa kohë duhet për të hapur një klinikë dentare?

Për një klinikë me disa kabinete, projektimi zgjat zakonisht 2–3 muaj dhe punimet e instalimi i pajisjeve disa muaj të tjerë. Afati varet shumë nga lejet, licencimi, ndërtuesi dhe furnizimi i pajisjeve. Në takimin e parë ju japim një kalendar të përafërt për rastin tuaj.

A punoni me furnitorët e pajisjeve që kam zgjedhur?

Po. Jemi të autorizuar nga Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani, por punojmë edhe me furnitorë dhe marka të tjera. Marrim skemat e instalimit nga furnitori juaj dhe i futim në projekt, që lidhjet e ujit, ajrit, aspirimit dhe energjisë elektrike të jenë aty ku duhen.

A ndihmoni me lejet dhe licencimin?

Po. Përgatisim vizatimet dhe dokumentacionin teknik për lejen e punimeve pranë bashkisë ose komunës, për licencimin e klinikës dhe të radiografisë. Aplikimet i bën klinika; ne kujdesemi për pjesën teknike.

Po planifikoni një klinikë të re apo po ndërroni pajisjet?

Na tregoni për projektin tuaj. Përgjigjemi brenda 4 orësh dhe konsultimi i parë është falas.