Instalim njësie dentare

Instalim njësie dentare dhe kolltuku dentar në Shqipëri e Kosovë

Instalimi i njësisë dentare fillon para se të vijë kolltuku: kontrollojmë që uji, ajri, aspirimi, shkarkimi dhe energjia elektrike të dalin në dysheme aty ku i kërkon modeli juaj. Pastaj montojmë kolltukun dentar, e lidhim, e rregullojmë dhe e testojmë me mjekun para fillimit të punës me pacientë.

Inxhinier Erion Çollaku duke montuar një njësi dentare në kabinetin e klinikës
Çfarë përfshin

Montimi i kolltukut dentar nga dyshemeja te prova e parë

Një njësi dentare punon mirë vetëm nëse lidhjet poshtë saj janë bërë sipas skemës së prodhuesit. Ne merremi me të gjithë zinxhirin, jo vetëm me vendosjen e kolltukut.

01

Përgatitja e pikave të lidhjes

Krahasojmë skemën e instalimit të prodhuesit me gjendjen në kabinet: pozicioni i kutisë së lidhjeve, diametri i tubave të aspirimit e të shkarkimit dhe linja elektrike. Nëse diçka nuk përputhet, e zgjidhim para se të vijë kolltuku.

02

Lidhja me ujin, ajrin dhe aspirimin

Lidhim njësinë dentare me ujin e filtruar, me ajrin e thatë nga kompresori, me linjën e aspirimit dhe me shkarkimin, si dhe me energjinë elektrike dhe tokëzimin.

03

Rregullimi i presioneve dhe instrumenteve

Rregullojmë presionin e ajrit dhe të ujit për turbinat, mikromotorët, shiringën dhe pastruesin me ultratinguj, sipas vlerave të prodhuesit, dhe pozicionin e llambës e të ekranit.

04

Testimi dhe dorëzimi

Provojmë çdo instrument, pedalin, lëvizjet e kolltukut dhe aspirimin. Pastaj i tregojmë stafit përdorimin e përditshëm dhe dezinfektimin e linjave të ujit.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Instalim njësie dhe kolltuku dentar | Çollaku