Riparim njësie dentare

Riparim njësie dentare dhe kolltuku dentar, me diagnozë të qartë

Riparimi i njësisë dentare nis me diagnozën: gjejmë pse kolltuku nuk lëviz, pse instrumentet nuk marrin ajër apo ujë, ose pse ndizen alarme në panel. Para se të ndërrojmë pjesë, ju japim një ofertë me shkrim, për klinika në Tiranë, në mbarë Shqipërinë dhe në Kosovë.

Inxhinier Erion Çollaku duke testuar një dorezë dentare gjatë riparimit të njësisë
Çfarë riparojmë

Defektet më të shpeshta të kolltukut dentar

Shumica e defekteve të një njësie dentare lidhen me ajrin, ujin, pedalin ose elektronikën. I kontrollojmë me radhë, që të ndërrohet vetëm pjesa që ka problem.

01

Marka të ndryshme njësish

Jemi të autorizuar dhe të trajnuar nga Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani, dhe riparojmë edhe njësi dentare të markave të tjera. Për modelet më pak të përhapura kërkojmë manualin e shërbimit dhe pjesët nga furnitori, që riparimi të bëhet sipas prodhuesit.

02

Diagnozë para çdo pune

Kontrollojmë presionet e ajrit dhe të ujit, valvulat elektromagnetike, pedalin, motorët e lëvizjes së kolltukut dhe kartat elektronike, që të gjejmë shkakun dhe jo vetëm simptomën.

03

Pjesë këmbimi të përshtatshme

Përdorim pjesë origjinale ose ekuivalente të miratuara nga prodhuesi. Kur një pjesë duhet porositur, jua themi që në fillim sa kohë mund të zgjasë.

04

Ofertë me shkrim

Para riparimit merrni ofertën me pjesët, punën dhe kohën e nevojshme.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Riparim njësie dhe kolltuku dentar | Çollaku