Kartongips

Kartongips për klinikë dentare ndarje, mure me plumb dhe izolim akustik

Kartongipsi për klinikë dentare lejon që kabinetet të ndahen shpejt dhe pa punime të rënda, por kërkon zgjedhjen e duhur: pllaka rezistente ndaj lagështisë pranë lavamanëve, pllaka rezistente ndaj zjarrit aty ku kërkohet, mur me plumb për dhomën e radiografisë dhe izolim akustik mes kabineteve. Ju këshillojmë dhe e përfshijmë në projekt, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kabinet dentar i ndarë me mure të lëmuara dhe të pastra rreth kolltukut dentar
Çfarë përfshin

Ndarjet me kartongips në kabinete dhe në dhomën e radiografisë

Muret e kartongipsit fshehin edhe impiantet: tubat e aspirimit, linjat elektrike dhe të ujit. Prandaj i planifikojmë bashkë.

01

Skema e ndarjeve

Pozicioni i mureve sipas planimetrisë, me trashësinë që u duhet tubave dhe kutive brenda tyre, dhe me përforcime aty ku do të varen mobilje, monitorë ose aparate radiografie.

02

Lloji i pllakave

Pllaka rezistente ndaj lagështisë në kabinete, në sallën e sterilizimit dhe në tualete; pllaka rezistente ndaj zjarrit aty ku e kërkon projekti; pllaka më të forta në korridore ku goditen nga karrocat.

03

Mure me plumb për radiografinë

Muret e dhomës së radiografisë mund të vishen me fletë plumbi ose me pllaka me plumb. Trashësinë e llogarit specialisti i mbrojtjes nga rrezatimi; ne kujdesemi që të zbatohet pa ndërprerje te nyjet, prizat dhe dyert.

04

Akustika dhe higjiena

Izolim akustik mes kabineteve që bisedat dhe zhurmat e instrumenteve të mos dëgjohen, dhe sipërfaqe të lëmuara e të lyera me bojë që lahet, pa çarje ku mblidhet papastërtia.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Kartongips për klinikë dentare | Çollaku