Instalim, riparim dhe servis pajisjesh dentare për klinika në Tiranë, në mbarë Shqipërinë dhe në Kosovë: njësi dentare, radiografi, autoklavë, kompresorë, aspiratorë dhe mobilje dentare. Jemi inxhinierë të autorizuar nga Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani.
Instalim dhe servis pajisjesh dentare për klinika private dhe laboratorë në Tiranë, në mbarë Shqipërinë dhe në Kosovë. Montojmë njësi dentare, radiografi, autoklavë, kompresorë, aspiratorë dhe mobilje dentare, i riparojmë kur prishen dhe i mbajmë në punë me servis periodik. Jemi inxhinierë të autorizuar dhe të trajnuar nga Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani, dhe punojmë edhe me marka të tjera.
Shërbimet janë ndarë në tri grupe: instalim, riparim e servis, mirëmbajtje e defekte urgjente. Kur një pajisje nuk punon mirë, kontrollojmë edhe ajrin, ujin, aspirimin dhe energjinë që e ushqejnë. Na shkruani markën dhe modelin e pajisjes; përgjigjemi brenda 4 orësh dhe ju japim ofertë me shkrim para çdo pune.
Montim, lidhje me impiantet dhe prova pranimi për kolltukë dentarë, radiografi, sallën e sterilizimit, kompresorë, aspiratorë, laboratorë dhe mobilje dentare.
Montim, lidhje dhe rregullim i kolltukëve dentarë, me prova të plota para punës me pacientë.
Aparate intraorale, panoramike dhe CBCT, me mbrojtje nga rrezatimi dhe dokumente për licencim.
Autoklavë, termodezinfektor dhe ultratinguj në sallën e sterilizimit, me ujë të demineralizuar dhe teste pranimi.
Kompresor pa vaj me tharëse, i dimensionuar sipas numrit të kolltukëve, me linja deri te çdo njësi.
Motor aspirimi në dhomën teknike, linja me pjerrësinë e duhur dhe ndarës amalgame.
Instalim i sistemeve CAD/CAM, frezave, furrave dhe aspirimit të pluhurit, me impiantet përkatëse.
Dollapë dhe sirtarë të projektuar sipas mënyrës si punon mjeku me asistenten, të integruar me lavamanin dhe pajisjet.
Diagnozë, riparim dhe servis për njësi dentare, kompresorë, aspiratorë dhe autoklavë, si dhe kalibrim i radiografisë, me ofertë me shkrim para se të ndërrojmë pjesë.
Diagnozë dhe riparim i kolltukëve dentarë: valvula, pedal, llambë, elektronikë, ujë dhe ajër.
Ndërrim filtrash, servis i tharëses, kontroll i kondensatës dhe i presionit.
Gjejmë ku humbet thithja (motori, ndarësi, valvulat ose linjat) dhe ndërrojmë pjesët e konsumuara.
Guarnicione, filtra, pompë vakuumi, sensorë dhe teste Helix ose Bowie-Dick pas servisit.
Matje të tensionit, të kohës së ekspozimit dhe të dozës, bashkë me fizikanin mjekësor të licencuar, i cili nënshkruan raportin.
Plan vjetor kontrollesh për gjithë klinikën, zhvendosje pajisjesh kur transferoheni dhe ndihmë kur një defekt ndal punën me pacientë.
Çmontim, transport dhe riinstalim i pajisjeve kur transferoni ose rinovoni klinikën.
Plan vjetor me kontrolle periodike dhe regjistër për çdo pajisje të klinikës.
Kur një pajisje ndalon punën me pacientë: diagnozë në telefon dhe vizitë sa më shpejt.
Po hapni ose rinovoni klinikën? Planimetrinë, impiantet dhe licencimin i trajtojmë te konsulenca.
5,0 në Google nga 9 komente
“Erioni ndoqi me përpikmëri planin e arkitektit për klinikën dentare dhe ofroi konsulencë të vlefshme për vendosjen e pajisjeve mjekësore në mënyrën më efikase. Fokusi i tij ishte të lehtësonte punën e përditshme të stafit mjekësor dhe të siguronte fleksibilitet për rregullime të mundshme në të ardhmen. Projekti eci mirë nga fillimi deri në fund. Inxhinieri ishte i saktë dhe transparent me çmimet, respektoi oraret e vendosura, dhe komunikimi ishte i qartë gjatë gjithë procesit. E rekomandoj pa hezitim për projekte të ngjashme.”
“Super! Pas konsultimit cdo gje u be sipas planit dhe standarteve.”
Përgjigje për pyetjet që na bëjnë më shpesh klinikat në Shqipëri dhe në Kosovë.
Nuk japim çmime pa e parë pajisjen dhe vendin. Kostoja varet nga lloji dhe modeli i pajisjes, nga gjendja e lidhjeve me ujin, ajrin, aspirimin dhe energjinë, nga pjesët që duhen ndërruar dhe nga distanca deri te klinika. Pas kontrollit, ose pas të dhënave që na dërgoni, ju japim ofertë me shkrim, dhe puna fillon vetëm pasi ta miratoni.
Jemi të autorizuar nga Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani, dhe jemi trajnuar në qendrat e tyre të trajnimit. Kjo do të thotë se instalimet tona të këtyre markave e mbajnë të vlefshme garancinë e prodhuesit. Punojmë edhe me pajisje të markave të tjera: për to kërkojmë manualin e shërbimit dhe pjesët nga furnitori. Në projektin Klinike Dentare 2K kemi instaluar njësi Anthos, imazheri Sirona dhe sisteme Cattani.
Jo, për Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani. Garancia e prodhuesit vjen përmes furnitorit dhe mbetet e vlefshme kur instalimin e bën një inxhinier i autorizuar nga marka, siç jemi ne për këto tri marka. Për markat e tjera e sqarojmë me furnitorin para se të fillojmë. Nuk japim garanci më vete përtej asaj të prodhuesit.
Gjatë garancisë telefononi furnitorin nga i cili e keni blerë pajisjen. Ai dërgon një inxhinier të autorizuar nga marka, dhe për Anthos, Dentsply Sirona e Cattani mund të na dërgojë ne. Kur garancia ka mbaruar, na kontaktoni drejtpërdrejt: shumica e riparimeve që na kërkojnë klinikat janë për pajisje jashtë garancisë. Para punës merrni ofertë me shkrim.
Po. Zyra jonë e vetme është në Tiranë, por instalojmë dhe servisojmë pajisje në mbarë Shqipërinë, për shembull në Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë e Fier, si dhe në Kosovë, në Prishtinë, Prizren e qytete të tjera. Koha e vizitës varet nga qyteti dhe nga puna që kemi; ditën dhe orën jua konfirmojmë kur na kontaktoni.
Na telefononi në +355 69 654 5873, na shkruani në WhatsApp ose në info@konsulencecollaku.com dhe na tregoni pajisjen, markën, modelin dhe problemin. Një foto e panelit ose e mesazhit të gabimit ndihmon shumë. Përgjigjemi brenda 4 orësh, ju japim ofertë me shkrim dhe caktojmë bashkë ditën e vizitës, që puna me pacientët të ndërpritet sa më pak.
Na tregoni pajisjen, markën dhe modelin. Ju përgjigjemi brenda 4 orësh.