Servis autoklave

Servis autoklave dentare mirëmbajtje, riparim dhe teste

Servisi i autoklavës dentare e mban sterilizimin të besueshëm: ndërrojmë guarnicionin e derës dhe filtrat, kontrollojmë sensorët e temperaturës e të presionit dhe bëjmë testet e vakuumit dhe Helix. Kur autoklava jep gabim ose ndërpret ciklin, gjejmë shkakun dhe e riparojmë, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Pamje nga afër e një pllake elektronike kontrolli gjatë servisit të një pajisjeje
Çfarë përfshin

Servisi i autoklavës që sterilizimi të mos ndalojë

Autoklava punon disa herë në ditë, me presion dhe avull. Pjesët e konsumit duhen ndërruar para se të shkaktojnë cikle të dështuara.

01

Teste pas servisit

Pas çdo servisi bëjmë testin e vakuumit dhe testin Helix ose Bowie-Dick, dhe kontrollojmë temperaturën dhe presionin e ciklit me vlerat e prodhuesit.

02

Servis periodik

Ndërrojmë guarnicionin e derës, filtrat e baktereve dhe të ujit, pastrojmë dhomën dhe valvulat dhe kontrollojmë pompën e vakuumit, sipas intervaleve në manualin e autoklavës.

03

Riparim defektesh

Autoklava nuk mbyll derën, ciklet ndërpriten, mbetet ujë në dhomë ose jep gabime në ekran? Diagnostikojmë shkakun dhe ju japim ofertë para se të ndërrojmë pjesë.

04

Regjistri i servisit

Çdo ndërhyrje shënohet në regjistrin e pajisjes, bashkë me rezultatet e testeve. Ky regjistër ju duhet edhe gjatë inspektimeve të klinikës.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Servis autoklave dentare | Çollaku