Kondicionim dhe ventilim

Kondicionim dhe ventilim për klinikë dentare ajër i freskët, filtrim dhe temperaturë e qëndrueshme

Kondicionimi dhe ventilimi për klinikë dentare duhet të largojnë aerosolet dhe erërat nga kabinetet, të nxjerrin avullin dhe nxehtësinë nga salla e sterilizimit dhe të mbajnë temperaturë të rehatshme gjatë verës së nxehtë. Projektojmë sistemin sipas planimetrisë, numrit të kabineteve dhe ndërtesës, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Inxhinier Erion Çollaku në një klinikë dentare duke vlerësuar ambientin
Çfarë përfshin

Ajri në klinikën dentare i projektuar dhomë për dhomë

Një kondicioner në mur ftoh dhomën, por nuk sjell ajër të freskët. Në klinikë duhen të dyja, dhe secila dhomë ka nevojat e veta.

01

Temperatura dhe rehatia

Kabinetet nxehen nga pajisjet, nga llamba operative dhe nga dielli. Dimensionojmë kondicionimin për çdo dhomë dhe e vendosim që ajri të mos fryjë drejt mbi pacientin ose mbi fushën e punës.

02

Ajri i freskët dhe filtrimi

Sjellim ajër të freskët të filtruar në kabinete dhe në pritje, dhe largojmë ajrin e përdorur, që aerosolet nga procedurat të mos qëndrojnë në dhomë.

03

Salla e sterilizimit dhe erërat

Aspirim i veçantë në sallën e sterilizimit dhe në laborator, për avullin, nxehtësinë dhe erërat e materialeve, dhe presion i ulët në këto dhoma që erërat të mos dalin në korridor.

04

Konsumi i energjisë

Njësi me inverter të dimensionuara saktë, rikuperim nxehtësie kur ka ventilim mekanik dhe kontroll sipas orarit të klinikës, që sistemi të mos punojë kot natën.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Kondicionim dhe ventilim për klinikë dentare | Çollaku