Inxhinieri MEP

Inxhinieri MEP për klinika dentare impiante elektrike, hidraulike dhe mekanike

Inxhinieria MEP për klinika dentare koordinon në një projekt të vetëm të gjitha impiantet që u duhen pajisjeve: energjinë elektrike, ujin dhe shkarkimet, ajrin e kompresuar, aspirimin, kondicionimin dhe ventilimin. Projektojmë sipas njësive dentare dhe aparateve që do të instaloni, jo sipas një shablloni, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Inxhinier Erion Çollaku duke punuar në panelin elektrik të një klinike dentare
Çfarë përfshin

Impiantet e klinikës dentare të projektuara bashkë

Kur impiantet projektohen veçmas, ndeshen në tavan dhe në dysheme. Ne i koordinojmë që në fillim me arkitekturën dhe me pajisjet.

01

Impianti elektrik

Llogaritja e ngarkesës, paneli, linjat e dedikuara për kolltukët, radiografinë, kompresorin, aspiratorin dhe autoklavën, tokëzimi dhe UPS për pajisjet e ndjeshme.

02

Uji dhe shkarkimet

Furnizimi me ujë për kolltukët dhe lavamanët, uji i demineralizuar për sterilizimin, shkarkimet e kolltukëve dhe ndarësi i amalgamës.

03

Kondicionimi

Temperaturë e qëndrueshme në kabinete gjatë verës dhe dimrit, me njësi që nuk fryjnë ajër drejt e mbi fushën e punës dhe që pastrohen lehtë.

04

Ventilimi, ajri dhe aspirimi

Ajër i freskët në kabinete, aspirim në sallën e sterilizimit dhe në dhomën teknike, linjat e ajrit të kompresuar dhe të aspirimit dentar, dhe nxjerrja e ajrit të aspiratorit jashtë.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Inxhinieri MEP për klinika dentare | Çollaku