Kalibrimi i radiografisë dentare kontrollon nëse aparati jep atë që tregon në panel: tensionin, kohën e ekspozimit dhe dozën. Kur këto devijojnë, imazhi del i errët ose i zbehtë dhe pacienti merr dozë më të madhe se sa duhet. Kontrollojmë aparate intraorale, panoramike dhe CBCT në Shqipëri dhe në Kosovë. Matjet i kryejmë bashkë me fizikanin mjekësor të licencuar, i cili nënshkruan raportin që kërkon ligji.

Kontrolli periodik i aparatit me rreze X mbron pacientin, stafin dhe cilësinë e diagnozës. Ai ndihmon edhe kur KMR (në Kosovë, AKMRSB) kërkon prova se aparati punon brenda vlerave.
Matim tensionin (kV), kohën e ekspozimit dhe përsëritshmërinë e tyre, dhe i krahasojmë me vlerat e prodhuesit dhe me programet që përdorni çdo ditë.
Kontrollojmë dozën për programet kryesore, gjendjen e mbrojtjes së dhomës dhe pozicionin nga ku operatori bën ekspozimin.
Raportin ligjor me matjet e nënshkruan fizikani mjekësor i licencuar me të cilin punojmë. Ne shtojmë devijimet e gjetura dhe çfarë u rregullua. Raporti ruhet në dosjen e aparatit dhe ndihmon gjatë inspektimeve.
Kontrollin e radiografisë mund ta përfshini në planin vjetor të mirëmbajtjes, bashkë me pajisjet e tjera të klinikës.
Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Inovacionet e fundit në arkitekturën e klinikave dentare që ridefinojnë përvojën e pacientit dhe përmirësojnë efikasitetin në 2025-2026.

Si zgjedhjet e dizajnit të menduar mund të përmirësojnë ndjeshëm kënaqësinë e pacientëve dhe të zvogëlojnë ankthin dentar.
Kontrolli bëhet në klinikë dhe zakonisht nuk kërkon më shumë se gjysmë dite për një aparat.
Zgjedhim një orar kur aparati nuk përdoret, p.sh. në fund të ditës ose në një ditë me më pak pacientë.
Kontrollojmë kabllot, krahun dhe kokën e tubit, sinjalizimin e ekspozimit dhe gjendjen e mbrojtjes në dhomë.
Bashkë me fizikanin mjekësor të licencuar, me instrument matës kontrollojmë tensionin, kohën dhe dozën për programet kryesore dhe i krahasojmë me vlerat e prodhuesit.
Kur parametrat dalin jashtë tolerancës, i rregullojmë sipas manualit të shërbimit ose e koordinojmë riparimin me furnitorin.
Fizikani mjekësor nënshkruan raportin me matjet; ne shtojmë rekomandimet dhe datën e kontrollit të ardhshëm.
Kontrolli i cilësisë së aparateve me rreze X në klinikat dentare.
Rekomandojmë një kontroll të plotë të paktën një herë në vit, si dhe pas çdo riparimi, zhvendosjeje ose ndërrimi të tubit. Nëse autoriteti ose prodhuesi kërkon interval më të shkurtër, ndiqet ai.
Po. Në Shqipëri, përdorimi i aparateve me rreze X licencohet nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi (KMR), sipas ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese; në Kosovë, nga AKMRSB. Autoriteti mund të kërkojë kontrolle periodike dhe dozimetri për stafin. Matjet i kryejmë bashkë me fizikanin mjekësor të licencuar, i cili nënshkruan raportin që kërkohet me ligj.
Inspektimin vizual të aparatit dhe të dhomës, matjen e tensionit, të kohës së ekspozimit dhe të dozës, kontrollin e cilësisë së imazhit, rregullimet e nevojshme dhe raportin me rezultatet.
Për një aparat intraoral, rreth 2–3 orë. Për panoramikë ose CBCT, deri në gjysmë dite. E caktojmë kontrollin në një orar kur nuk keni pacientë për radiografi.
Shërbime që kërkohen shpesh bashkë me këtë.
Na tregoni për klinikën që keni në plan. Konsultimi i parë është falas dhe përgjigjemi brenda 4 orësh.