Dizajni i interierit për klinikë dentare duhet të bëjë dy gjëra njëherësh: ta qetësojë pacientin që në pritje dhe t'i rezistojë dezinfektimit të përditshëm. Zgjedhim materialet, ngjyrat, ndriçimin dhe mobilimin për pritjen, kabinetet dhe zonat e stafit, në përputhje me planimetrinë dhe pajisjet, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Një interier i bukur që nuk pastrohet lehtë bëhet problem pas disa muajsh. Prandaj çdo zgjedhje e kontrollojmë edhe nga ana klinike.
Dysheme pa nyje ose me nyje të salduara, me ngritje në mur, sipërfaqe që nuk zbardhen nga dezinfektantët dhe mure që lahen, sidomos në kabinete dhe në sallën e sterilizimit.
Vendosja e kolltukut, e mobiljeve dhe e monitorit sipas mënyrës si punojnë mjeku dhe asistentja, që lëvizjet të jenë të shkurtra dhe qëndrimi i trupit i mirë.
Dritë e mjaftueshme dhe me ngjyrë të saktë në kabinet për punën klinike, dhe dritë më e ngrohtë në pritje, që pacienti të ndihet më i qetë.
Ngjyrat, sinjalistika dhe detajet e pritjes ndërtojnë identitetin e klinikës suaj dhe i japin pacientit përshtypjen e rregullit dhe të pastërtisë.
Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Inovacionet e fundit në arkitekturën e klinikave dentare që ridefinojnë përvojën e pacientit dhe përmirësojnë efikasitetin në 2025-2026.

Si zgjedhjet e dizajnit të menduar mund të përmirësojnë ndjeshëm kënaqësinë e pacientëve dhe të zvogëlojnë ankthin dentar.
Interierin e punojmë bashkë me planimetrinë dhe impiantet, që zgjedhjet estetike të mos bien ndesh me pajisjet.
Flasim për pacientët tuaj, për stilin që dëshironi, për buxhetin dhe për mënyrën si punoni në kabinet.
Ju paraqesim 2–3 drejtime me ngjyra, materiale dhe shembuj, që të zgjidhni drejtimin për klinikën.
Zhvillojmë konceptin e zgjedhur me planin e mobilimit, të ndriçimit, të dyshemeve dhe të veshjeve të mureve, dhe specifikimet e materialeve.
Përgatisim pamje 3D të pritjes dhe të kabineteve, që ta shihni klinikën para se të fillojnë punimet.
Dorëzojmë vizatimet për ndërtuesit dhe ndjekim zbatimin në kantier, sidomos detajet që lidhen me higjienën.
Çfarë duhet të dini kur planifikoni pamjen e klinikës suaj.
Fillojmë nga higjiena dhe pastaj zgjedhim estetikën brenda saj. Në kabinete dhe në sallën e sterilizimit përdorim dysheme dhe sipërfaqe pa nyje të hapura, me kënde të rrumbullakosura aty ku mblidhet papastërtia. Në pritje kemi më shumë liri për materiale të ngrohta.
Po. Përcaktojmë mobilimin e pritjes dhe të zyrave, dhe mobiljet dentare të kabineteve e të sterilizimit, të cilat mund edhe t'i furnizojmë e t'i montojmë. Për kolltukët dentarë ju ndihmojmë të kontrolloni që modeli i zgjedhur përshtatet me kabinetin.
Ndryshimet janë pjesë e procesit. Në fazën e konceptit dhe të projektit të detajuar parashikojmë disa rishikime; numrin e tyre e shkruajmë në ofertë. Ndryshimet pas fillimit të punimeve janë më të kushtueshme, prandaj përpiqemi t'i sqarojmë të gjitha më parë.
Nisemi nga logoja, ngjyrat dhe pacientët që synoni: një klinikë për fëmijë ka nevoja të tjera nga një klinikë implantologjie. Këto i përkthejmë në ngjyra, materiale, sinjalistikë dhe ndriçim, pa cenuar higjienën në kabinete.
Shërbime të tjera që plotësojnë projektin e klinikës suaj.
Ju ndihmojmë të zgjidhni arkitektin për klinikën tuaj dentare dhe koordinojmë punën e tij me inxhinierinë.
Shikoni shërbiminInxhinieriAjër i freskët, filtrim, aspirim në sallën e sterilizimit dhe temperaturë e qëndrueshme.
Shikoni shërbiminTë specializuaraNgarkesa, paneli, linjat e dedikuara për pajisjet, tokëzimi dhe UPS për klinikën dentare.
Shikoni shërbiminTë specializuaraNdarje me kartongips për kabinete, mure me plumb për radiografinë dhe izolim akustik.
Shikoni shërbiminMerrni këshillim për projektin e klinikës ose të laboratorit dentar. Ju përgjigjemi brenda 4 orësh.