Gjej arkitekt

Arkitekt për klinikë dentare ju ndihmojmë të zgjidhni projektuesin e duhur

Gjetja e një arkitekti për klinikë dentare nuk është e lehtë: shumë projektues të mirë nuk kanë punuar kurrë me kolltukë dentarë, aspirim apo radiografi. Ju ndihmojmë të gjeni arkitektin që i përshtatet projektit dhe buxhetit tuaj, në Shqipëri ose në Kosovë, dhe e koordinojmë punën e tij me inxhinierinë dhe pajisjet.

Inxhinier Erion Çollaku në një klinikë dentare gjatë një vizite projekti
Çfarë përfshin

Zgjedhja e arkitektit me njohje të klinikave dentare

Ky shërbim është për stomatologët që duan të punojnë me arkitektin e tyre, por duan siguri që projekti do të funksionojë edhe teknikisht.

01

Kandidatë të përshtatshëm

Ju propozojmë arkitektë që kanë përvojë me ambiente shëndetësore ose që njohin qytetin dhe ndërtesën ku do të hapni klinikën, në Tiranë, në qytete të tjera të Shqipërisë ose në Kosovë.

02

Përshtatje me projektin

Krahasojmë kandidatët sipas llojit të klinikës, madhësisë, afatit, buxhetit dhe stilit që kërkoni, që të takoni vetëm ata që kanë kuptim për ju.

03

Kontroll i portofolit

Shohim projektet e mëparshme, referencat dhe mënyrën si punojnë, dhe ju tregojmë hapur pikat e forta e të dobëta të secilit.

04

Koordinim me inxhinierinë

Pasi të zgjidhni, i japim arkitektit kërkesat teknike të pajisjeve dhe impianteve, dhe kontrollojmë projektin nga ana dentare para se të shkojë për leje.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Arkitekt për klinikë dentare | Çollaku