Servis kompresori

Servis kompresori dentar filtra, tharëse dhe kontroll presioni

Servisi i kompresorit dentar e mban ajrin e thatë dhe të pastër: ndërrojmë filtrat e thithjes, kontrollojmë tharësen dhe shkarkimin e kondensatës, matim presionin dhe kohën e mbushjes. Kështu shmangen lagështia në turbina dhe ndalimet e papritura të kompresorit, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Inxhinier Erion Çollaku duke kontrolluar panelin e një njësie dentare gjatë servisit
Çfarë përfshin

Servisi periodik i kompresorit dentar

Kompresori punon çdo ditë, edhe kur askush nuk e sheh. Shumica e defekteve fillojnë me filtra të bllokuar ose me tharëse që nuk punon më.

01

Intervale sipas orëve të punës

Servisin e caktojmë sipas orëve të punës të kompresorit dhe intervaleve të prodhuesit, jo sipas hamendjes.

02

Ndërrimi i filtrave

Ndërrojmë filtrat e thithjes dhe filtrat e linjës me pjesë të përshtatshme për modelin tuaj.

03

Tharësja dhe kondensata

Kontrollojmë tharësen e ajrit, ndërrojmë patronat kur duhet dhe provojmë valvulën e shkarkimit të kondensatës, që uji të mos kalojë në linjat drejt kolltukëve.

04

Kontrolli i presionit dhe i rrjedhjeve

Matim presionin e ndezjes dhe të fikjes, kohën e mbushjes së rezervuarit dhe kërkojmë rrjedhje ajri në lidhje e në linja.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Servis kompresori dentar | Çollaku