Licencimi i klinikës dentare kërkon që hapësirat, sterilizimi, radiografia dhe pajisjet të plotësojnë kërkesat e autoriteteve shëndetësore në Shqipëri ose në Kosovë. Ne i kontrollojmë këto para se të investoni, ju ndihmojmë të zgjidhni pajisjet dhe përgatisim pjesën teknike të dosjes, me përvojën e mbi 30 projekteve.

Vendimet e para, si ambienti me qira, numri i kabineteve dhe pajisjet, përcaktojnë sa lehtë do të licencohet dhe do të funksionojë klinika.
Klinikat private dentare licencohen dhe mbikëqyren nga autoritetet shëndetësore: në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me inspektime nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë. Kontrollojmë që hapësirat, sterilizimi dhe pajisjet të përputhen me kërkesat teknike që vlejnë në momentin e aplikimit.
Krahasojmë njësi dentare, radiografi, autoklavë, kompresorë dhe aspiratorë sipas nevojave, buxhetit dhe kërkesave që kanë për impiantet, para se të blini.
Rruga e pacientit, e instrumenteve dhe e stafit, vendi i sterilizimit dhe i radiografisë, numri i kolltukëve për çdo asistente.
Përdorimi i aparateve me rreze X kërkon licencë të veçantë: në Shqipëri nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi (KMR), në Kosovë nga AKMRSB. E planifikojmë këtë hap që në fillim, që të mos vonojë hapjen.
Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Inovacionet e fundit në arkitekturën e klinikave dentare që ridefinojnë përvojën e pacientit dhe përmirësojnë efikasitetin në 2025-2026.

Si zgjedhjet e dizajnit të menduar mund të përmirësojnë ndjeshëm kënaqësinë e pacientëve dhe të zvogëlojnë ankthin dentar.
Mund të na kërkoni për një vlerësim të vetëm ose për shoqërim deri në hapjen e klinikës.
Shohim ambientin dhe planet tuaja, dhe listojmë çfarë mungon për licencim, për radiografinë dhe për impiantet.
Krahasojmë pajisjet dhe zgjidhjet teknike, me kostot dhe kërkesat për impiante të secilës.
Ju dorëzojmë një plan me hapat, pajisjet e rekomanduara dhe kalendarin deri në hapje.
Ndjekim projektin, punimet dhe instalimin e pajisjeve, dhe përgatisim dokumentacionin teknik për licencimin e klinikës dhe të radiografisë.
Para inspektimit kontrollojmë bashkë hapësirat, pajisjet, regjistrat dhe dokumentet, që të mos ketë surpriza.
Çfarë duhet të dini para se të hapni klinikë dentare në Shqipëri ose në Kosovë.
Klinikat private dentare licencohen dhe mbikëqyren nga autoritetet shëndetësore: në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me inspektime nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë. Në Shqipëri, stomatologët licencohen nga Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë. Kërkesat për hapësirat dhe pajisjet ndryshojnë herë pas here, prandaj i kontrollojmë për çdo projekt në momentin e aplikimit. Aplikimin e bën klinika; ne përgatisim pjesën teknike.
Zakonisht duhen licenca e klinikës, licenca për përdorimin e radiografisë nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi (KMR) ose, në Kosovë, nga AKMRSB, dhe, nëse bëni punime në ndërtesë, leja ose njoftimi i punimeve pranë bashkisë ose komunës. Ju ndihmojmë të bëni listën për rastin tuaj dhe të përgatisni dokumentet teknike.
Shpesh po. I vlerësojmë një për një: gjendjen, vitin, pjesët e këmbimit dhe nëse përshtaten me impiantet e reja. Kështu vendosni çfarë mbani, çfarë servisoni dhe çfarë zëvendësoni.
Jemi të autorizuar nga Anthos, Dentsply Sirona dhe Cattani, por nuk ju shtyjmë drejt asnjë marke. Krahasojmë ofertat sipas specifikimeve teknike, garancisë, pjesëve të këmbimit dhe shërbimit që ofron furnitori në Shqipëri ose në Kosovë. Vendimi përfundimtar është gjithmonë i juaji.
Shërbime të tjera që plotësojnë projektin e klinikës suaj.
Ajër i freskët, filtrim, aspirim në sallën e sterilizimit dhe temperaturë e qëndrueshme.
Shikoni shërbiminProjektim dhe planifikimPlanimetria e klinikës dentare, rruga e pacientëve dhe e instrumenteve, dhe vizatimet për leje e licencim.
Shikoni shërbiminTë specializuaraNdarje me kartongips për kabinete, mure me plumb për radiografinë dhe izolim akustik.
Shikoni shërbiminTë specializuaraUjë dhe shkarkime për kolltukët, sallën e sterilizimit dhe laboratorin, me ndarës amalgame.
Shikoni shërbiminMerrni këshillim për projektin e klinikës ose të laboratorit dentar. Ju përgjigjemi brenda 4 orësh.