Mobilje dentare

Mobilje dentare për kabinete dhe sallë sterilizimi, me matje dhe montim

Mobiljet dentare duhet të përshtaten me kolltukun, me instrumentet dhe me rrugën e sterilizimit, jo vetëm me muret. Matim kabinetin, projektojmë dollapët dhe sirtarët sipas mënyrës si punon mjeku me asistenten, i montojmë dhe integrojmë lavamanin, pajisjet e vogla dhe kabllot, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kabinet dentar me kolltuk, pajisje dhe mobilje dentare të montuara përgjatë murit
Çfarë përfshin

Mobilimi i klinikës dentare i projektuar rreth punës klinike

Mobiljet e një kabineti dentar përdoren qindra herë në ditë dhe dezinfektohen vazhdimisht. Materiali, lartësia dhe vendi i çdo sirtari kanë rëndësi.

01

Projektim sipas kabinetit

Projektojmë mobiljet sipas përmasave të kabinetit dhe pozicionit të kolltukut, që asistentja të arrijë materialet pa u ngritur. Në projektin Klinike Dentare 2K kemi montuar mobilje dentare Loran.

02

Sirtarë për instrumente dhe materiale

Sirtarë me ndarëse për instrumentet e paketuara, materialet e mbushjeve dhe konsumin ditor, të vendosur aty ku përdoren.

03

Mobiljet e sallës së sterilizimit

Në sallën e sterilizimit mobiljet ndjekin rrugën nga zona e ndotur, me lavaman dhe ultratinguj, te zona e pastër, me autoklavë dhe paketim, pa kryqëzime.

04

Integrimi i pajisjeve

Lëmë vend dhe kalim për kabllot e pajisjeve të vogla, si llamba e polimerizimit, apeks-lokatori, motori endodontik dhe monitori, dhe për lidhjet e ujit e të shkarkimit.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Mobilje dentare: projektim dhe montim | Çollaku