Impiant hidraulik

Impiant hidraulik për klinikë dentare ujë, shkarkime dhe lidhjet e kolltukëve

Impianti hidraulik për klinikë dentare ka kërkesa që një banesë nuk i ka: ujë në dysheme poshtë çdo kolltuku, shkarkime që marrin lëngjet e aspirimit, ndarës amalgame, ujë i demineralizuar për autoklavën dhe lavamanë për larjen e duarve në çdo kabinet. I projektojmë dhe i ndjekim në zbatim, për klinika në Shqipëri dhe në Kosovë.

Inxhinier Erion Çollaku duke inspektuar pajisje dentare mbi sipërfaqen e punës në kabinet
Çfarë përfshin

Hidraulika e klinikës nga matësi te kolltuku

Gabimet në hidraulikë zbulohen vonë: kur kolltuku nuk ka ujë aty ku duhet, ose kur shkarkimi bllokohet pas disa muajsh. I shmangim me projekt.

01

Furnizimi me ujë

Ujë me presion të rregulluar dhe me filtër te çdo kolltuk, ujë i demineralizuar për autoklavën dhe termodezinfektorin, dhe valvula ndalimi që lejojnë punë në një kabinet pa mbyllur të gjithë klinikën.

02

Shkarkimet

Shkarkime me diametrin dhe pjerrësinë e duhur për kolltukët, aspiratorin, lavamanët dhe sterilizimin, me pika pastrimi të arritshme aty ku mund të ndodhin bllokime.

03

Ndarësi i amalgamës

Pozicioni i ndarësit të amalgamës në sistemin e aspirimit ose në shkarkimin e kolltukut, që mbetjet e amalgamës të mos shkojnë në kanalizim.

04

Laboratori dhe sterilizimi

Lavamanë me kurth gipsi në laborator, lavaman i dyfishtë në zonën e ndotur të sterilizimit dhe lidhjet që kërkojnë pajisjet e larjes.

Në praktikë

Nga portofoli ynë

Si e zbatojmë këtë punë në një klinikë dentare reale.

Klinike Dentare 2K
Projektim dhe Instalim i Plotë i Klinikës Dentare

Klinike Dentare 2K

  • Tiranë, Shqipëri
  • 200 m²
  • 2025
Shikoni projektin
Udhëzues

Nga blogu

Artikujt më të fundit për projektimin e klinikave dentare, pajisjet dhe mirëmbajtjen.

Kontakt i shpejtë

Doni të flisni drejtpërdrejt me ne? Na shkruani në WhatsApp.

Shkruani në WhatsApp

+355 69 654 5873

Impiant hidraulik për klinikë dentare | Çollaku